AKU bllokon 4.8 tonë produkte ushqimore

schedule16:30 - 20 Qershor, 2019

schedule 16:30 - 20 Qershor, 2019

Për vetëm një muaj, janë bllokuar 4.8 tonë produkte ushqimore dhe janë kthyer 48 tonë produkte. Autoriteti Kombëtar Ushqimor gjatë periudhës 15 Maj-15 Qershor, ka vendosur 317 paralajmërime, 54 gjoba dhe ka mbyllur 6 aktivitete, për shkak të shkeljes së rregullave.

4.8 tonë produkte ushqimore janë bllokuar dhe 48 ton produkte janë kthyer në vendin e origjinës, vetëm për periudhën 15 Maj-15 Qershor. Autoriteti Kombëtar Ushqimor pas inspektimit në disa qytete në vend, ka marrë në total 34 mostra zyrtare, dhe ka bërë analiza për 183 tregues analitik, nga të cilat 11 kanë rezultuar jokonform.

Në harkun kohor një muaj, AKU ka paralajmëruar 317 biznese, ka gjobitur 54 dhe ka vendosur ndërprerjen e aktivitetit për 6 të tjerë. Vendimi për mbylljen e bizneseve, u mor pasi në bizneset në fjalë janë parë mangësi në kushtet higjieno-sanitare, tregtim produkti mish i pa pajisur me certifikatë veterinare dhe vulë, mungesë në dokumentacion shoqërues të importit, etj.

Inspektimi është bërë në disa qytete të Shqipërisë. Në Tiranë, janë kryer 383 inspektime dhe janë vendosur 32 gjoba. Vijon Fieri me 82 kontrolle dhe 7 gjoba, më pas Durrësi, Korça dhe Gjirokastra.

Fier- 82 inspektime, 7 gjoba.

Durrës- 59 inspektime 6 gjoba.

Korçë 36 inspektime 2 gjoba.

Gjirokastër 31 inspektime 5 gjoba./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!