AKU bllokon 2 lokale në Llogara, kishin produkte të skaduara

schedule10:18 - 21 Gusht, 2018

schedule 10:18 - 21 Gusht, 2018

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar dy restorante në Llogara, për përdorim produktesh të skaduara si dhe ushtrim aktiviteti në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare. Konkretisht në këto dy lokale, që shërbenin si piceri dhe restorante, janë gjetur dhe sekuestruar miell dhe pana me afate të tejkaluara të skadencës. Sipas AKU, ndaj dy subjekteve janë vendosur gjithashtu edhe gjoba. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!