“Aktshitjet e ‘Home Plan'”/ Meçe zbulon marrëveshjen Betkashi-Malltezi: Si e shiti kapitalin 2 milionë për vlerën 350 euro

schedule20:57 - 25 Shtator, 2024

schedule 20:57 - 25 Shtator, 2024

TIRANË- Analisti Arben Meçe, i ftuar në “Real Story”, duke komentuar dosjen e prokurorisë për ish-kompleksin Partizani, tregoi detaje se si ndërtuesi Fatmir Bektashi kishte shitur një pasuri të “Home Plan” nga 2 milionë euro, në vlerën e 350 eurove.

Ai thotë se Bektashi ka deklaruar se nuk është falje ky akt, por pjesë e marrëveshjes që ai ka patur me Jamrabër Malltezit.

Sipas deklarimit të tij, ky i fundit, pra Jamarbër Malltezit, duhet të garantonte të gjithë procedurat ligjore për ndërtimin në ish-kompleksin “Partizani”.

“Fatmir Bektashi është marrë në SPAK dhe është pyetur se ti në 2014, sipas kontabilitetit, që është dokument zyrtar shtetëror,  ke derdhur te Home plani mbi 5 milionë euro dhe i ke derdhur ato  dhe bën një aktshitje ku i thua tjetrit më jep 350 euro dhe bëhu pronar i 2 milionë eurove. Ai ka burim, sepse ai është pronar i Kontaktit dhe ka pasur aktivitet, për të mos thënë se ka marrë edhe kredi. Pastaj ka 3.5 milionë euro nga shitje, ka shitur dhe ka depozituar. SPAK e pyet për çfarë arsye që gjithë këtë kapital ia fal tjetrin, dhe thotë se nuk është falje, por marrëveshja jonë e parë është që detyra e Jamarbërit që të garantonte të gjithë procedurat ligjore. Prokuroria ka nisur hetimit për zbardhjen e parave, se si kjo kontratë nga 5 milionë u ble me 350 euro. Veprimi i i parë  që është bërë është thirrur Bektashi, dhe i është thënë si i shite dhe pse i shite. Bektashi ka deklaruar dhe ka thënë të vërtetën, Bektashi është viktimë në këtë rast”,tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!