Aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels në një intervistë zbuloi detaje lidhur me marrëdhënien jashtëmartesore që ka pasur vite më përpara me presidentin amerikan Donald Trump. Ajo thotë se për këtë çështje ka marrë dhe një kërcënim në 2011.
Aktorja amerikane e filmave për të rritur Stormy Daniels në një interviste bëri të ditur se ka pasur marrëdhënie intime të pambrojtur me Donald Trump në 2006-ën. Duke folur në emisionin “60 minuta” të televizionin CBS ajo thotë se për ngjarjen në fjalë ka marrë një kërcënim serioz në vitin 2011. “Në atë kohë e kuptova se në çfarë isha përfshirë”, nënvizon Daniels duke sakstësuar se me Trump ka pasur një marrëdhënie konsensuale. Por të njëjtën gjë nuk mendon dhe për marrëveshjen e nënshkruar disa javë përpara zgjedhjeve presidenciale të 2016, ku ekipi ligjor i kandidatit Trump kërkoi të blinte heshtjen e saj për 130 mijë dollarë.
“Firmosa sepse ndihesha me shpatulla pas murit. Më kanë bërë të kuptoj se nuk kisha zgjidhje tjetër”, shprehet aktorja e filmave për të rritur. Në epokën e mardhënies jashtëmartesore manjati amerikan ishte 60 vjeç ndërsa Daniels 27. Kjo e fundit tregon se nuk tërhiqej nga Turmp.
Daniels përshkruan dhe një episode të ndodhur në një parkim në Las Vegas, kur një person i paidentifikuar në 2011 iu afrua dhe I tha: “Lëre të qetë Trump-in. Harroje historinë me të”. Në këtëmoment aktorja ishte bashkë në makinë me vajzën e saj, të cilës kërcënuesi i tha: “Është një vajzë e mrekullueshme, do të ishte keq nëse i ndodh gjë mamasë së saj”.
Ndërkohë, aktorja e filmave për të rritur tregoi se e kishte pyetur Trumpin dhe për bashkëshorten Melania, me të cilën sapo ishte martuar. Manjati amerikan i kishte thënë që të mos shqetësohej për të, pasi në shtëpinë e tyre qëndrojnë në dhoma të ndara. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ky skandal ka ftohur ndjeshëm marrëdhëniet mes çiftit presidencial, gjë e cila është shfaqur shpeshherë dhe në publik. /abcnews.al