Aktorja e njohur, Adriana Matoshi fitoi votat dhe u zgjodh deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sot, ajo ka publikuar një fotografi teksa ka treguar se është regjistruar si deputete dhe në të njëjtën kohë ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar.
“Për herë të parë u regjistrova si deputete e Kuvendit te Kosovës! Faleminderit për besimin e juaj, shpresoj për një të ardhme të ndritur për të gjithë qytetarët e vendit! Kofshim e dalshim faqebardhë me punë të mbara e suksese në të gjitha iniciativat!”, ka shkruar Matoshi.
Aktorja mori 10 mijë e 403 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, të zhvilluara në Kosovë.