Aktorja e njohur turke Gozde Mutluer i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është kurorëzuar në martesë me partnerin e saj Kaan Karsan.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë aktorja përmes disa postimeve në Instagram.
Aktorja kishte zgjedhur një fustan shumë elegant dhe kishte ndryshuar ngjyrën e flokëve
“U martova me partnerin tim”, shkroi Gozde krah njërës foto.
Ndërsa partneri i saj publikoi një foto të tyre dhe shkruajti:
“E dua shumë këtë vajzë dhe doja të bëhej gruaja ime”.
Kujtojmë Gozde Mutluer u bë e njohur për publikun shqiptar me rolet në telenovelat “Lale Devri” apo “Mos u dorëzo”. l.k/abcnews.al