Vanessa Hudgens nuk është një adhuruese e reçipetave. Në një intervistë që ka dhënë së fundmi për revistën Glamour UK, këngëtarja dhe aktorja e njohur shprehet se reçipetat nuk janë të rehatshme duke shtuar se nuk dëshiron të ndihet e kufizuar.
“Reçipetat janë të pakëndshme. Nëse ndiheni më rehat dhe gati për të përballuar botën me reçipeta, atëherë vishini një palë të tilla. Por për mua personalisht, ata janë thjesht të parehatshme. Nuk dua të ndihem e kufizuar”, tha aktorja.
Ish ylli i Disney ndau gjithashtu përkufizimin e saj për feminizmin duke thënë që mund të bësh çfarëdo që dëshiron të bësh. “Gratë mbuloheshin më shumë. Dhe ndihem sikur është shumë më e pranueshme nga gratë që të shprehin veten se si ndihen të përshtatshme.“, shtoi ajo.
/abcnews.al