Aktorja e njohur, shtatzënë për herë të parë, zbulon gjininë e fëmijës në mënyrën më të ëmbël

schedule18:08 - 12 Tetor, 2022

schedule 18:08 - 12 Tetor, 2022

Aktorja e njohur, Kaley Cuoco, është shtatzënë. Ajo dhe partneri, Tom Pelphrey, pritet të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka zbuluar edhe gjininë e foshnjës, që është vajzë.

“Vajza jonë e vogël vjen në vitin 2023. Jashtëzakonisht e bekuar dhe e lumtur. Të dua Tom Pelphrey”, ka shkruar Kaley krahas një fotografie, ku ajo dhe Tom shihen të përqafuar duke e mbajtur një copë tortë ngjyrë rozë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kaley Cuoco (@kaleycuoco)

Kujtojmë që çifti u lidhën në maj të këtij viti. Cuoco, më parë ishte e martuar me lojtarin e tenisit, Ryan Sweeting, nga viti 2013 deri më 2016. Dy vjet më vonë ajo u kurorëzua me trashëgimtarin miliarder, Karl Cook, martesë kjo e cila përfundoi në vitin 2021./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!