Aktorja e njohur i jep fund beqarisë, martohet me financierin nga Kuvajti

schedule13:15 - 3 Korrik, 2022

schedule 13:15 - 3 Korrik, 2022

Aktorja shumë e dashur nga publiku, Lindsay Lohan është martuar. Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë ajo përmes një foto të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqej me Bader Shammer dhe e quan atë si bashkëshortin e saj.

“Unë jam gruaja më e lumtur në botë. Ti më gjete mua, dhe unë e di që e kam gjetur lumturinë. Jam shumë e lumtur që unë jam gruaja jote”, ka shkruar Lohan.

Aktorja u takua me financierin nga Kuvajti në kohën kur jetonte në Dubai. Ai i propozoi në muajin nëntor për t’u fejuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lindsay Lohan (@lindsaylohan)

Sakaq, babai i Lindsay, Michael Lohan, tha për Shammas: “Ai nuk është një tip hollivudian, ju nuk shihni asnjë foto të tyre në shtyp. Ky ishte një nga problemet e Lindsay-t që e kishte. Ishte e vështirë. Por ajo është me një djalë që nuk i pëlqen qendra e vëmendjes.

Të gjithë janë të lumtur. Lindsay i ndryshoi jetën kur e takoi, ajo ka jetuar një jetë vërtet të lumtur dhe të shëndetshme”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!