Aktorja e njohur, Natalia Dragoumi ka kaluar momentin më të vështirë, pasi babai i saj u nda nga jeta. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë personale në Instagram.
Siç përmend në një rrëfim të publikuar, Markos F. Dragoumis dha frymën e fundit mëngjesin e së enjtes.
“Sot në mëngjes ka ndërruar jetë babai ynë, Markos F. Dragoumis. Varrimi i tij do të bëhet të hënën në orën 11:00 në varrezat e para të Athinës” , ka shkruar ajo./abcnews.al