Scarlett Johansson sapo ka hyrë në listën e yjeve që kanë linjën e tyre të produkteve të bukurisë. Aktorja 37-vjeçare njoftoi për herë të parë se do të lançojë linjën e saj të kujdesit të lëkurës. Emri i markës do të jetë “The Outset ” dhe produktet pritet të dalin në treg me 1 Mars.
“Kam qenë fytyra e shumë markave të famshme gjatë gjithë karrierës sime dhe të gjitha këto eksperienca kanë qenë vërtet të mrekullueshme. Ndihesha sikur po luaja një personazh në këto fushtata dhe ndërsa evoluova, doja të krijoja dhe përfaqësoja një markë që ishte e vërtetë për mua.”, thotë ajo.
Aktorja shtoi se “The Outset” do të jetë një markë e përballueshme dhe do t’i drejtohet të gjitha femrave.
/abcnews.al