Aktorja e famshme flet hapur për vështirësitë e shtatzënisë: Jo çdo gjë është aq e bukur sa paraqitet

schedule16:27 - 24 Mars, 2022

schedule 16:27 - 24 Mars, 2022

Në intervistën e saj të fundit, Anne Hathaway foli për mëmësinë dhe se si i ndryshoi jetën. Për revistën “WSJ”, aktorja e njohur ka dy fëmijë, Jonathan 6-vjeçar dhe Jack 2-vjeçar, me bashkëshortin dhe njëkohësisht aktorin Adam Sulman.

Nuk është se kam ndryshuar aq shumë, por mëmësia më ka bërë të dëshiroj të jem plotësisht e vërtetë me botën time, në çdo nivel dhe kjo do të thotë se kam ndalur çdo lloj budallallëku brenda meje”, është shprehur aktorja.

Anne Hathaway flet se është 'e izoluar' në 'dhimbjen' e saj gjatë udhëtimit të shtatzënisë

Siç shtoi ajo, është e lodhur nga tendenca e femrave për ta paraqitur shtatzëninë si gjënë më të bukur që u ka ndodhur pasi të gjitha e dinë që ka shumë pika negative. “Ka një tendencë për ta paraqitur shtatzëninë sikur çdo gjë është në rregull.

Nga përvoja ime, e di që gjërat janë shumë të ndërlikuara në realitet. Është shumë e dobishme të shihni se si të tjerët e kanë ndier dhimbjen tuaj dhe nuk jeni vetëm në gjithë këtë. Për çfarë ka për të pasur turp? Ky është pikëllim dhe kjo është një pjesë e jetës”, tha ajo.

Anne Hathaway Explains Pregnancy Problems

Së fundmi, sa i përket karrierës së saj të aktrimit, të cilën e ka nisur shumë herët, aktorja tha se nuk do të dëshironte që fëmijët e saj të bënin të njëjtën gjë. “Ti ke gjithë kohën në botë për të qenë aktor, por mund të jesh fëmijë vetëm një herë”, tha Anne.

Anne Hathaway Announces She's Pregnant With Baby #2 on Instagram

/abcnews.al