Aktorja e famshme dhuron veshje për mesueset që po punojnë gjatë krizës së koronavirusit

schedule13:45 - 4 Prill, 2020

schedule 13:45 - 4 Prill, 2020

Aktorja Reese Witherspoon po dërgon veshje falas për mësuesit që punojnë gjatë krizës së koronavirusit.

Ndërmarrja e veshjeve, Draper James, të cilën Witherspoon e lançoi në vitin 2015, dha lajmin përmes Instagramit : “Të dashur mësues: Ne duam t’ju themi faleminderit. Gjatë karantinës, ne ju shohim që po punoni më shumë se kurrë për të edukuar fëmijët tanë. Për të treguar mirënjohjen tonë, Draper James do të dëshironte t’u jepte mësuesve një fustan falas ”

“Këto javë të fundit më kanë treguar aq shumë për njerëzimin,” tha Witherspoon, 44 vjeç, në një prononcim për Today .

“Unë kam qënë gjithmonë optimiste kështu që gjithmonë kërkoj anën e bukur  të gjërave. Më ka inkurajuar pamasë  mënyra se si njerëzit kanë treguar solidaritet me njeri-tjetrin, veçanërisht mësuesit”, përfundoi aktorja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!