Jennifer Lawrence ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Sipas People, ylli i “Don’t Look Up” dhe bashkëshorti i saj Cooke Maroney janë bërë prindër për herë të parë. Së fundmi, çifti u pa në një shëtitje me të porsalindurin e tyre por ende nuk e kanë konfirmuar lajmin publikisht.
Lawrence dhe Maroney, të cilët janë bashkë që nga viti 2018, zbuluan në shtator se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Aktorja amerikane tha në një intervistë për Vanity Fair në dhjetor se shpreson që ta mbrojë sa më shumë privatësinë e fëmijës së saj.
/abcnews.al