Ndërkohë që të gjithë po shpërndajnë online mesazhe ndëgjegjësuese dhe qetësuese për situatën me të cilën po përballet bota për shkak të koronavirusit, Vanessa Hudgens bëri komentin më të papërshtatshëm. Në vend që të tregohej shpresëdhënëse me ndjekësit, ajo tha diçka krejt të pandjeshme lidhur me koronavirusin që po merr jetë njerëzish.
Në një video ‘live’ në Instagram, aktorja u shpreh:
“Hmm, po, deri në korrik duket një kohë e gjatë, më vjen keq. Është një virus, e kuptoj, e respektoj. Në të njëjtën kohë, nëse infektohemi të gjithë, njerëz do të vdesin… gjë e cila është e tmerrshme, por e paevitueshme. Nuk e di, ndoshta s’duhet ta them këtë tani.”
Kaq majftoi që rrjeti të kthehej kundër saj dhe me të drejtë. Disa prej tyre i sugjeruan të kërkojë falje për fjalët e pandjeshme që tha. Në fakt, nuk vonoi shumë që Hudgens t’u drejtohej sërish rrjeteve sociale për të kërkuar ndjesë.
“Isha ‘live’ në Instagram dhe sot po shoh që fjalët e mia janë nxjerrë jashtë kontekstit. Është një kohë shumë shumë e vështirë. Unë jam mbyllur në shtëpi dhe shpresoj që edhe ju të jeni duke bërë të njëjtën gjë. Të qëndroni të sigurt në karantinë. Nuk e kam marrë lehtë këtë situatë, në asnjë kuptim.
Më falni nëse kam fyer dikë dje. E kuptoj që fjalët e mia ishin të pandjeshme dhe të papërshtatshme për situatën në të cilën ndodhet vendi dhe bota tani. Kjo ishte një thirrje se sa rëndësi kanë fjalët e mia në këto momente”, -është shprehur ajo./abcnews.al