Aktorja 38-vjeçare, shtatzënë për herë të dytë

schedule16:05 - 31 Mars, 2021

schedule 16:05 - 31 Mars, 2021

Aktorja e njohur, Kirsten Dunst, është në pritje të fëmijës së dytë.

38-vjeçarja, e cila tashmë e ka një djalë tre vjeçar me aktorin Jesse Plemons, ka treguar që foshnja do të vijë në jetë nga fundi i vitit.

Dunst e bëri publik lajmin e gëzuar të shtatzënisë së dytë përmes revistës “W ”. Aktorja ka realizuar një set fotografish për revistën ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Fotot të cilat vijnë me shumë stil, janë realizuar nga regjisorja dhe mikesha e kamotshme e Dinstit, Sofia Coppola.

Kirsten e cila ka bashkëpunuar me Sofian në filma të tillë si, “The Virgin Suicides” dhe “The Beguiled”, për shoqërinë me regjisoren e shpërblyer me Oscar tha:

“Është shumë bukur ta kesh një shoqëri të këtillë ku jeni aq të afërta dhe jeni të përfshira në jetën e njëra-tjetrës dhe në momentet më të rëndësishme siç është lindja e fëmijëve. Të jem e sinqertë, pas bashkëpunimeve profesionale rrallë herë vazhdojnë shoqëritë që i krijon me disa njerëz, dhe nuk ndodhë shpesh që këta bashkëpunëtorë të të njohin për një kohë të gjatë, edhe pse nuk janë familjarë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!