Aktori Zenelaj-Veliut: Ardi, mamaja e djalit na paska një Dajo me Ballin!

schedule22:26 - 29 Maj, 2020

schedule 22:26 - 29 Maj, 2020

Ka shkaktuar reagime të shumta deklarata e Drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu i cili publikoi një video në Komisionin e Sigurisë ku sipas tij tregonte familjen jo të rregullt të 15 vjeçarit të dhunuar nga policia disa ditë më parë.

Edhe aktori dhe moderatori i emisionit “Stop” Gentjan Zenelaj, ka reaguar përmes facebook-ut në të cilin shkruan se: “Ardi nuk je ne vitin 1945 ku nxjerr foto dhe video ku mamaja e djalit na paska një Dajo me Ballin..do kisha krijuar respekt per ju..nese thjesht do kerkonit ndjese publike …vetem kaq”.

Në fakt Veliu në reagimin e tij pas reagimeve të shumta të personazheve publikë, nuk kërkoi as ndjesë dhe u justifikua me faktin se fjalët e tij ishin nxjerrë nga konteksti.

Në lidhje me këtë reagim të Veliut, Zenelaj shkruan: ”Te mjaftonte nje ndjese publike Ardi..vetem kaq ..nuk eshte turp te kerkosh ndjese”.

Reagimi i plotë:

“Ardi Veliu a e dinin policët e tu që ishte fëmije nga nje familje me probleme me ligjin kur e dhunuan 15 vjeçarin??? Ardi Veliu..nuk gjykohen fëmijët per gabimet e prinderve …Ardi,djalin nuk e dhunoi nje polic….ishin disa policë…Ardi nuk je ne vitin 1945 ku nxjerr foto dhe video ku mamaja e djalit na paska një Dajo me Ballin..do kisha krijuar respekt per ju..nese thjesht do kerkonit ndjese publike …vetem kaq .te kerkonit ndjese publike per ate dhune te cilen per fatin e keq e pa edhe djali im qe ka pak a shume ate moshe ….i cili e ka bere edhe ai në ato dite të “luftës” madheshtore ndonje xhiro me biciklete rreth pallatit ..mbase edhe duke e shkelur nje 15 minutesh orarin e karantines qe vendosi Xhandarmëria .Do kerkoje edhe te profili im per ndonje video qe ta postoje nese do i ndodhte kjo djalit tim??? Po te profili i ndonje mesuesi filloreje ..apo nje punetori te thjeshte ku do e gjenit videon?? Te mjaftonte nje ndjese publike Ardi..vetem kaq ..nuk eshte turp te kerkosh ndjese“.

/abcnews.al