Aktori shqiptar me targën më të veçantë në SHBA: Pas Gjergj Fishtës, do të marr Lasgush Poradecin

schedule09:14 - 27 Shkurt, 2023

schedule 09:14 - 27 Shkurt, 2023

Aktori dhe këngëtari i njohur, Tomi Filipi jeton prej disa vitesh në SHBA, ku është vendosur me familjen e tij. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se bën dy punë dhe njëra prej tyre ka të bëjë me makinat. Si pasojë, e ka zhvilluar edhe më shumë këtë pasion duke e lidhur edhe me Shqipërinë.

Në makinën e tij personale, Tomi ka vendosur që target e saj të kenë emrin Gjergj Fishta, ndërsa shpreson që te e reja që do të blejë të vendos emrin e Lasgush Poradecit.

“Makina është familjare dhe unë në përgjithësi e përdor shpesh, është e blerë nga Klarenci, kam një dhëndër të veçantë në të gjithë kuptimin e fjalës, jo vetëm se është djalë familje, por është i çuditshëm, e adhuron shumë Shqipërinë. Edhe pse ka ikur shumë i vogël, njeh çdo detaj të saj, njeh heronjtë kombëtar tanë, njeh Gjergj Fishtën në mënyrë të përsosur. Bëri këtë gjë speciale që kërkohet nga sekretaria këtu në Amerikë. Shpresojmë që kur të marrim makinën tjetër, t’ja vendosim Lasgush Poradeci.

Unë kam dy punë sepse duhet të punosh në Amerikë. Është e domosdoshme, se të realizosh ato që dëshiron dhe që mos të mungojë gjë, duhet të sakrifikosh. Jeta jonë kështu po shkon. Përveç punës së parë që kam unë, unë bëj dhe punën e dytë, jam i specializuar në kuptimin në ‘Car Shoë’, që quhet dhe kam makina shumë të shtrenjta. Fati im i madh është që bosi im që më drejton e kam këtu shtëpinë ngjitur. E kam këtë privilegj që më ka marr me vete. Kam raporte të mrekullueshme, këtë e kam shqiptarizuar fare. I çoj ndonjë got raki dhe kos, e kam asimiluar fare”, u shpreh ndër të tjera ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!