Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Aktori shërohet nga kanceri/ 5 vite me limfome, Sam Neill u trajtua me terapinë e geneve

schedule13:48 - 30 Prill, 2026

schedule 13:48 - 30 Prill, 2026

Një trajtim me terapinë e gjeneve ka shpëtuar aktorin Sam Neill nga kanceri pas pesë vitesh me limfomë.

78-vjeçari nga Zelanda e Re, i njohur për rolet në “Jurassic Park” dhe “The Piano”, zbuloi se trajtimi i tij me kimioterapi nuk po funksiononte dhe në vitin 2023 ai mendonte se nuk do të jetonte më.

Por aktori u trajtua me terapi me qeliza T CAR, e cila përdor një virus të çaktivizuar për të riprogramuar gjenetikisht qelizat T njerëzore që luftojnë infeksionet, duke i mundësuar ato të shënjestrojnë kancer specifike.



Neill u bëri thirrje qeverisë së vendit të tij që të financojnë terapinë e qelizave T CAR për pacientët me kancer të gjakut në të gjithë vendin.

Terapia e qelizave T me receptorin e antigjenit kimerik, ose CAR, është një lloj imunoterapie për disa kancer të gjakut që funksionon duke i shndërruar qelizat T, ose qelizat e bardha të gjakut në sistemin imunitar të vetë personit që po trajtohet.

Për disa pacientë, kjo terapi mund të kurojë kancerin e tyre. Për të tjerët, mund t’i ndihmojë ata të jetojnë më gjatë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!