Aktori i njohur turk i bashkohet kastit të “La Casa De Papel”

schedule08:55 - 11 Prill, 2020

schedule 08:55 - 11 Prill, 2020

Serialit shumë të famshëm të Netflix-it, “La Casa de Papel” do t’i bashkohet një prej aktorëve më të famshëm turk. Bëhet fjalë për Aras Bulut Iyenmli i cili njihet nga roli i “Jamaçit” në serialin “Çukur” dhe “Memo” në filmin që përloti botën “Mrekullia në qelinë nr.7”.

 

Sipas mediave turke, aktori 29-vjeçar ka marrë një ofertë për të luajtur në “La Casa De Papel”. Po i njëjti burim bën të ditur se Aras Bulut do të luajë rolin me emrin “Stamboll”. Ky rol do t’i hapë dyert drejt karrierës ndërkombëtare aktorit.

 

Falë rolit të tij në filmin “Mrekullia në qelinë nr.7”, Aras arriti të vlerësohet botërisht dhe ka marrë oferta të shumta. Aktori nuk ka dhënë ende një përgjigje përfundimtare për “La Casa de Papel”, por lajmi tashmë po qarkullon në mediat turke./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!