Aktori i njohur turk, Murat Yildirim dhe bashkëshortja e tij Iman Elbani janë bërë prindër. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë disa foto gjatë kohës që Iman ka qenë shtatzënë.
Sakaq, aktori ka zbuluar edhe emrin që i kanë vendosur të bijës.
“Ju falënderoj shumë të gjithëve… Ju që jeni lutur për ne për një kohë të gjatë dhe keni uruar këtë çast, më në fund ka lindur vajza jonë Miraj…Jemi shumë të lumtur””, ka shkruar Murat krahas fotove.
View this post on Instagram
Kujtojmë që çifti u martuan në 2016 dhe fatkeqësisht u përballën me humbjen e një fëmije në vitin 2019, ende pa e sjellë atë në jetë./abcnews.al