Tom Hanks ka pranuar se ka marrë një kërkesë nga Jeff Bezos për të udhëtuar në hapësirë por nuk ishte i gatshëm për të paguar 28 milionë dollarë. Kërkesa më pasi iu bë William Shatner, i cili fluturoi me Blue Origin muajin e kaluar, në një udhëtim që zgjati 10 minuta.
Gjatë një interviste për Jimmy Kimmel Live, aktori tha: “Po, me kusht që të paguaj. Ju e dini, kushtoi 28 milionë dollarë apo diçka e tillë. Nuk po paguaj 28 dollarë. Ne mund të simulojmë përvojën e të shkuarit në hapësirë pikërisht këtu. Bëhet fjalë për një fluturim 12-minutësh… është për këtë?“, tha aktori.
Shatner dhe Hanks nuk janë të vetmit yje të Hollivudit që iu është ofruar një udhëtim në hapësirë. Vitin e kaluar, u raportua se Tom Cruise do të udhëtonte në hapësirë për të filmuar një film të ri, së bashku me regjisorin Doug Liman. Filmi është në bashkëpunim me programin SpaceX të NASA-s dhe Elon Musk.
Pak javë më parë, aktorja ruse Yulia Peresild dhe regjisori Klim Shipenko u bënë njerëzit e parë që xhiruan një film në hapësirë. Filmi, i titulluar Sfida, do të tregojë historinë e një kirurgu i cili dërgohet në një stacion hapësinor për të shpëtuar një anëtar të ekuipazhit me një sëmundje vdekjeprurëse. /abcnews.al