Aktori i njohur kujton kohën kur ishte 6 vjeç: Babai më jepte drogë

schedule12:45 - 11 Dhjetor, 2022

schedule 12:45 - 11 Dhjetor, 2022

Aktori dhe producenti amerikan Robert Downey Jr dëshironte të bënte një film kushtuar babait të tij, Robert Downey Sr , i cili ishte gjithashtu një producent filmash në Nju Jork, ndonëse jo aq i suksesshëm. Siç tregoi aktori 57-vjeçar, ai dëshironte të bënte një film kushtuar babait të tij sa ishte gjallë, pasi “nuk e dimë kurrë sa kohë kemi me njëri-tjetrin”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Robert Downey Jr. (@robertdowneyjr)

Babai i tij pak para fundit të jetës u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit dhe kështu vendosën që në vitet e fundit të jetës së tij, të xhironin me të birin një film. Por zbulimet në këtë film janë vërtet tronditëse, pasi sipas Downey Jr., babai i tij ishte ai që i dha drogë për herë të parë në moshën vetëm 6-vjeçare, ku prej andej nisi rrugëtimi i tij me varësitë dhe substancat.

Ky dokumentar tashmë është publikuar në Netflix, me titull “Sr”. Për 15 vite aktori i suksesshëm luftoi me abuzimin, të cilin më në fund arriti ta kapërcejë, por gjithmonë ka dashur të kuptojë personalitetin e të atit.

Sa i përket babait të tij, ai rrëfen në dokumentar momentin që i dha marihuanë të birit për herë të parë:

“Ne ishim ulur të gjithë së bashku, duke pirë duhan dhe duke luajtur poker. Roberti po më shikonte paksa çuditshëm, ai gjithmonë i vëzhgonte të gjithë. E ‘kapa’ duke u përpjekur të pinte verë. I thashë të provonte pak marihuanë, në vend të alkoolit. Papritur kuptova se kisha bërë një gabim të tmerrshëm, budalla. Unë kurrë nuk do ta fal veten.

Shumë prej nesh bënë gjëra dhe menduan se do të ishte hipokrite që fëmijët tanë të mos merrnin pjesë në to. Kështu që ne menduam se ishte bukur t’i linim të pinin duhan. Ishte një veprim i trashë nga ana jonë”.

Nëse diçka e kishte ndihmuar të shpëtonte nga keqardhjet, ishte djali i tij që i tha shumë vite më vonë se nuk ndihej viktimë dhe se nuk fajësonte askënd. Në film, përveç fëmijërisë së aktorit të njohur dhe marrëdhënies me të atin, referohen edhe droga që kishte kudo në lagjen e tij në Nju Jork./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Netflix Film (@netflixfilm)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!