Aktori i njohur italian shuhet në moshën 80-vjeçare

schedule08:10 - 2 Nëntor, 2020

schedule 08:10 - 2 Nëntor, 2020

Aktori i njohur italian Gigi Proietti është ndarë nga jeta për shkak të problemeve me zemrën. Proietti, i cili do të festonte 80-vjetorin me 2 Nëntor, ishte shtruar në spital prej disa ditësh, por gjendja e tij u përkeqësua të Dielën.

Mjeshtri i kinemasë, teatrit dhe televizionit, me mbi 50 vite karrierë ka interpretuar në 33 drama, 42 filma, 51 shfaqje teatrore, 37 prej të cilave si regjisor, si dhe ka regjistruar 10 albume si solist dhe drejtuar 8 opera.

Ai bëri debutimin e parë në moshën 14 vjeç si një shtesë në ” Il nostro campione”, një film nga Vittorio Duse nga 1955. Disa vjet më vonë, në 1964, ai luajti “”Se permettete parliamo di donne” nga Ettore Scola. Tre vjet më vonë ai u pikas nga Tinto Brass, për herë të parë si aktor kryesor në L’urlo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!