Aktori i njohur habit me deklaratën: Nuk e njoh jetën si burrë i martuar

schedule12:06 - 20 Tetor, 2021

schedule 12:06 - 20 Tetor, 2021

Aktori i njohur, Jamie Foxx, e ka pranuar se jeta e një burri të martuar nuk i ka pëlqyer kurrë. 53-vjeçari pranoi për emisionin “Daily Pop” se nuk ndjenë presion për t’u martuar ndonjëherë.

Ai ka edhe dy vajza, Corinne dhe Annalise, nga lidhjet e mëparshme. Edhe në të vërtetë, mendon se fëmijët kanë përfituar nga qasja e tij ndaj jetës.

“Shumë martesa përfunduan duke mos funksionuar mirë, pasi fëmijët u rritën. Fatkeqësisht, ne shpesh shohim fëmijë të cilët përfundojnë të ndarë nga familjet e tyre. Kurse, në fakt ne përfunduam edhe më të ribashkuar. Prandaj, unë nuk e njoh jetën si burrë i martuar dhe nuk e di pse ky stil i jetës funksionon, por e di që në familjen tonë ka shumë dashuri për njëri-tjetrin”./abcnews.al