Aktori i njohur dhuron miliona dollarë për të luftuar leuçeminë

schedule08:20 - 4 Janar, 2022

schedule 08:20 - 4 Janar, 2022

Keanu Reeves ka dhuruar 70 përqind të pagës të tij nga filmi i parë “The Matrix” për të financuar kërkimet për trajtimin e leuçemisë. 57 vjeçari u pagua 10 milionë dollarë për filmin fantastiko-shkencor të vitit 1999, përpara se të fitonte 35 milionë dollarë të tjerë kur filmi arriti një sukses të jashtëzakonshëm.

Sipas Lad Bible, aktori dhuroi 70 përqind të parave – 31.5 milionë dollarë. Reeves kishte arsye personale për të dhuruar këtë shumë pasi dhe e motra e tij e vogël, kishte rreth tetë vjet që luftonte me leuçeminë. Ajo u diagnostikua me kancer në vitin 1991.

Frymëzimi: Keanu Reeves dhuroi 70% të pagës së tij nga filmi i parë The Matrix për të financuar kërkimin e leukemisë - pasi motra e tij më e vogël luftoi me sëmundjen për 10 vjet (foto muajin e kaluar)

Ylli i “Speed” shiti shtëpinë e tij dhe shpenzoi 5 milionë dollarë për terapi për të ndihmuar motrën të shërohej. Aktori i njohur që atëherë ka krijuar një fondacion bamirësie për të ndihmuar ata që luftojnë me kancerin.

Përsëriti: Keanu së fundmi ripërsëriti rolin e tij si Neo së bashku me Carrie-Anne Moss si Trinity në filmin e katërt në ekskluzivitet, The Matrix Resurrections (foto)

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!