Aktori Alec Baldwin i nënshtrohet një operacioni për zëvendësimin e ijeve

schedule13:50 - 31 Maj, 2023

schedule 13:50 - 31 Maj, 2023

Aktori i nominuar për Oscar, Alec Baldwin iu nënshtrua një operacioni për zëvendësimin e ijeve. Zbulimin e ka bërë bashkëshortja e tij, Hilaria, me një postim në llogarinë personale në Instagram.

” Alec mori një kofshë të re sot … ishte shumë e vonuar,” shkroi gruaja e aktorit, duke postuar një foto të përbashkët nga dhoma e spitalit.

Kemi kaluar kaq shumë së bashku…, unë me të vërtetë dua që ti ta lësh pas vetes këtë kapitull shumë intensiv të dhimbjes kronike dhe të përmirësohesh”, shtoi Hilaria, duke falenderuar mjekët dhe stafin.

“Edhe ti! Faleminderit …”, i është përgjigjur aktori postimit të bashkëshortes së tij.

Çifti ka shtatë fëmijë së bashku. Në fillim të këtij muaji, Baldwin u bë gjysh për herë të parë pasi fëmija i tij i madh Ireland u bekua me vajzën Holland./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!