Aktorët protagonistë të tragjedisë shekspiriane “Jul Çezari” me bindje thonë se kjo shfaqje në sheshet e teatrit do të ketë efekt më të fortë se 10 protestat e opozitës.
Tragjedia historike “Jul Çezari” edhe pse shkruar nga Shekspiri në 1599, tingëllon aktuale edhe në ditët e sotme. Regjisori Ivica Buljan theksin e fortë politik e ka ndërlidhur edhe me sfondin shqiptar. Shfaqja në qiell të hapur në sheshin e Teatrit për aktorët do të ketë, efekt më të fortë se 10 protesta të opozitës.
Aktorët e “Jul Çezar” bashkëpunimin me regjisorin Ivica Buljan e cilësojnë eksperiencë të jashtëzakonshme. Jul Çezari do të frymojë nga loja e Romir Alles, i cili thotë se kjo vepër nuk ka protagonist
Ndërsa Gentian Zenelaj nënvizon dy vrasje të rëndësishme në këtë triler politik. Një peshë të fortë përveç lojës së aktorit , regjisori i ka dhënë edhe performancës, dhe lëvizjes në katër akte përmes 4 skenave, te pishina, pylli i vogël i oborrit mes dy teatrove , vrasja para ministrisë së brendshme dhe mbyllja në skenën e protestës së aktorëve.
Kjo premiere mbrëmjen e 13 korrikut shënon një risi jo vetëm për Aktorët , por edhe –për vetë spektatorët që do e shijojnë këtë tragjedi Shekspiriane, ku spektatori do te behet edhe pjese e shfaqjes. Pas Tiranës shfaqja do të jetë ne Butrint dhe në site te tjera arkeologjike ne vend./ABC News Albania 24/7