Aktivistja e njohur pakistaneze: Hapni kufijtë për afganët, jam e shqetësuar për gratë

schedule21:40 - 16 Gusht, 2021

schedule 21:40 - 16 Gusht, 2021

Aktivistja pakistaneze Malala Yousafzai ka thyer heshtjen në lidhje me marrjen e Afganistanit nga talebanët. Ajo ka kërkuar një “armëpushim të menjëhershëm”.

Yousafzai, 24 vjeç, prej kohësh tashmë mbron të drejtat e grave në arsim dhe u qëllua në fytyrë nga militantët talebanë në një autobus pasi foli në 2012.

Ajo është më e reja në moshë që ka fituar një Çmim Nobel për Paqen në vitin 2014 për aktivizimin e saj në mbrojtjen e të drejtave të grave.

Të dielën ajo shkroi në Twitter: “Ne shikojmë në tronditje të plotë sesi talebanët marrin kontrollin e Afganistanit. Jam shumë e shqetësuar për gratë, pakicat dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut. Fuqitë globale, rajonale dhe lokale duhet të bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, të ofrojnë ndihmë urgjente humanitare dhe të mbrojnë refugjatët dhe civilët.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!