Aktivisti ukrainas: Ushtarët rusë të “rrëzuar”, Putin ka ngritur 2 kurthe, takimi në Bjellorusi dhe korridori i sigurt

schedule11:44 - 28 Shkurt, 2022

schedule 11:44 - 28 Shkurt, 2022

Aktivisti ukrainas Adrian Naidenko në një intervistë në Abc Live ka deklaruar se për momentin situata në Ukrainë është e qetë, ndërsa po përgatitet për t’iu bashkuar ushtrisë.

“Për momentin çdo është është në rregull. Situata është e qëndrueshme.  Bëhet fjalë për civilët se është çështja ndaj kërcënimit të civilëve, po përgatitemi për të ndihmuar ushtrinë dhe për t’iu përgjigjur agresionit rus”.

Njoftimin e ushtrisë ruse e cila tha se ka krijuar një “korridor” të hapur dhe të sigurt për qytetarët ukrainas që duan të largohen nga Kievi, aktivisti e cilësoi një kurth.

“Ky është informacion nga faqja zyrtare e ushtrisë ruse. Ky informacion nuk është i saktë. Rusët po provokojnë dhe duan të provokojnë njëlloj paniku. Rusët e përdorin çështjen e një korridori humanitar dhe pastaj në këto korridore ata qëllojnë me altileri dhe raketa. Pra e krijojnë si lajm këtë dhe pastaj është njëlloj kurthi. Po 100% kurth. Kiev nuk është i rrethuar. Ata janë vetëm nga veriu dhe nga veriperëndimi se kanë rrethuar dot Kievin ne i kemi mundur mirë s’kanë hyrë në qytet dhe s’do të hyjnë në qytet. Rusia ka ndryshuar taktikën duke dhunuar ligji ne  luftës dhe po përpiqen të përdorin civilët si mburojë ndaj qytetarëve ukrainas.  Po u vënë autobusët përmes forcave ruse. Është dhunim i  rëndë i  ligjeve të rusëve.Mbështetja nga be për herë të parën njoftua se do ti japin armë Ukrainës dhe aeroplanë lufte. Ne do mbrojmë shtetin tonë me avionët luftarakë nga BE dhe shpresojmë se dhënia e mbrojtjes ajrore nga vendet e Natos do na ndihmojnë të mundim rusët”, tha ai.

Referuar historisë, aktivisti tha se plani i Vladimir Putin është që të krijojë një krizë humanitare.

“Askush nuk e di dhe askush se parashikon se ku do gjuajnë raketat ruse. Tani po sulmojnë jo qendra ushtarake, për shembull 2 ditë më parë qëlluan civilët dhe rezerva te naftës dhe po përpiqen të krijojnë njëlloj krize humanitare dhe pastaj  t’i thonë botës që po shpëtojnë jetët e ukrainasve. Këta janë rusët kjo është sjellja e tyre në çdo luftë”.

Sipas tij ushtria ruse nuk ka rezerva për një luftë afatgjatë në Ukrainë. “Rusët s’kanë mjaftueshëm  rezerva për një luftë afatgjatë në Ukrainë. Po vuajnë për shkak të vdekjes së ushtarëve. Gjendja  tyre psikologjike nuk është e mirë. Shumica e qytetarëve të Ukrainës shpresojnë se do ta mundin armikun”.

I pyetur në lidhje me takimin e sotëm mes 2 delegacioneve Ukrainë-Rusi, ukrainasi tha se nuk ka asnjë shpresë. Nisur nga fakti që negociatat janë iniciuar nga Putin sipas tij kjo është një tjetër grackë.

“Do të dështojë me shumë mundësi. Duhet të lexojmë me shumë kujdes historinë Rusisë. Kur ata propozojnë negociata do të thotë se është njëlloj gracke. Nëse është iniciativë e Rusisë është grackë. Po krijojnë njëlloj faqeje të re në internet në gjuhën ruse ku njoftojnë zëvendës kryetarët e qeverive lokale që ata do të krijojnë njëlloj Ukraine të re federale. Kjo është ideja Ruse që e kanë kërkuar për 8 vite njëlloj federalizimi të Ukrainës. Nuk do ketë armëpushim dhe mikpritje”, shtoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!