Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Aktivisti pro ukrainas dorëzon një tortë të përgjakur në ambasadën ruse në Beograd

schedule11:38 - 24 Shkurt, 2023

schedule 11:38 - 24 Shkurt, 2023

Sot është shënuar një vit luftë që kur Rusia urdhëroi futjen e tankeve në Ukrainë, në atë që e quajti një operacion special ushtarak.

Me mijëra janë vrarë, plagosur, shtëpitë, qytetet janë shkatërruar duke shkaktuar  zhvendosjen dhe migrimin e milionave ukrainasve në vendet e tjera për t’i shpëtuar agresionit rus.

Shumë janë solidarizuar me Ukrainën, në këtë ditë që shënon një vjetorin e luftës. Britania ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat e luftësndërsa Ukraina zhvilloi një paradë ushtarakë për të nderuar të rënët në luftë.



Por një imazh i mrekullueshëm vjen edhe nga Serbia , ku një aktivist pro-ukrainas Çedomir Stojkoviç është përpjekur të dorëzojë një tortë të përgjakur të zbukuruar me një kafkë në ambasadën ruse në Beograd.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!