Aktivisti ndërron jetë pasi i vuri zjarrin vetes

schedule16:38 - 15 Prill, 2018

schedule 16:38 - 15 Prill, 2018

David Buckel, një avokat për të drejtat e homoseksualëve, ka ndërruar jetë pasi i vuri zjarrin vetes në një park në New York.

Gjatë këtij akti, 60-vjeçari po protestonte kundër ndryshimeve klimatike. Aktivisti ka lënë edhe një letër me shpjegime për motivet e vetëvrasjes.

Ndër të tjera, ai fton qytetarët që të bëjnë një jetë më pak egoiste për të mbrojtur klimën dhe planetin. “Vdekja ime e parakohshme me benzinë reflekton atë që po bëjmë”, shkruan Buckel në mesazhin e lamtumirës./abcnews.al