Fundjava e 17 e protestave në Hong ka parë me mijëra njerëz të mbledhur në qendër të ish kolonisë britanike. Ndërkohë aktivisti më i njohur por demokracisë në vend, Xhoshua Uong shpalli kandidaturën e tij për zgjehdjet e muajit nëntor.
Në përvjetorin e pestë të revolucionit të cadrave, Hong Kong përgatitet për një raund të ri protestash kundër ndërhyrjeve të Kinës.
Me këtë rast është rindërtuar Muri Lenon – simbol i shprehjeve artistike të krijuara në mbështetje të lëvizjes së 2014-ës. Si çdo fundjavë tashmë me mijëra njerëz manifestuan në lagjet qendrore.
Xhoshua Uong, aktivisti pro demokraci më i njohur në Hong Kong, shpalli kandidaturën e tij në zgjedhjet e ardhshme në nivel distrikti në ish koloninë britanike, të parashikuara për në muajin nëntor, ai bëri thirrje për protesta pro demokracisë të cilat vijojnë prej më shumë se tre muajsh në ish koloninë britanike.
Deklarata e Uong u bë pikërisht në ditën e përvjetorit të fillimit të protestace që në periudhën shtator – dhjetor të 2014-ës bllokuan për 79 ditë qendrën e Hong Kong duke kërkuar zgjedhje të lira.
Gjatë deklaratës për shtyp Uong deklaroi se pesë vite më parë protestuesit ishin betuar se do të riktheheshin dhe në fakt u rikthyen edhe më shumë të vendosur.
Xhoshua Uong në 2014-ën ishte vetëm 17 vjeç, u kthye në personazhin kryesor të protestave pro demokratike dhe aktualisht është sekretari i përgjithshëm i partisë me frymëzim demokratik Demosisto, të cilën e bashkëthemeloi në vitin 2016.
Ai premtoi se beteja për shtëpinë dhe atdheun do të vazhdojë. I arrestuar dhe i lënë i lirë disa herë, Uong ka udhëtuar kohët e fundit në Tajvan, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të promovuar demokracinë në ish koloninë britanike.
Kjo është fundjava e 17 e protestave në vend. Që nga sot e deri në 1 tetor, ditë e 70 vjetorit të themelimit të republikës popullore kineze, aktivistët kanë përgatitur një lkalendar të ngarkuar protestash, si për të kujtuar fillimin e protestave demokratike në vitin 2014, si për të kundërshtuar festimet në Pekin, ku preisdenti kinez do të mbajë një fjalim.
Në Pekin është parashikuar dhe një paradë ushtarake e cilësuar si e paprecedentë për shkak të madhësisë së saj./ABC News Albania 24/7