Aktivistët pro Palestinës ndërpresin fjalimet e Steinmeier dhe Scholz

schedule10:36 - 22 Mars, 2024

schedule 10:36 - 22 Mars, 2024

Presidenti federal Frank-Walter Steinmeier dhe kancelari Olaf Scholz kanë qenë shënjestra të protestave në Panairin e Librit në Leipzig gjatë ditëve të fundit.

Ditën e djeshme, shtatë aktivistë pro Palestinës ndërprenë fjalimin e Frank-Ëalter Steinmeier, duke denoncuar Izraelin për gjenocid dhe duke bërë thirrje për një armëpushim në Rripin e Gazës.

“Në një shoqëri si Gjermania, gjithmonë do të ketë përvoja të ndryshme, tone të ndryshme, në varësi të vendit ku jeton dhe ku je rritur.

Shoqëria jonë ka nevojë për besim në vend të mosbesimit, propozime në vend të akuzave”, tha ai dhe paralajmëroi se “demokracia është e kërcënuar nga brenda dhe nga jashtë më shumë se kurrë”.

Steinmeier iu referua gjithashtu përvjetorit të dyfishtë të këtij viti, 75 vjet nga Kushtetuta gjermane dhe 35 nga rënia e Murit të Berlinit, duke theksuar me shqetësim se disa në ish-Gjermaninë Lindore mendojnë se përvjetori i parë nuk i shqetëson ata.

Edhe kancelarit Olaf Scholz iu desh të ndërpresë disa herë fjalimin e tij kur disa prej të pranishmëve ndërhynë duke mos e miratuar atë.

“Është fuqia e fjalës ajo që na bashkon të gjithëve këtu dhe jo fuqia e të bërtiturit”, tha kancelari gjerman.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!