Aktivistet “Femen” protestojnë në sheshin Shën Pjetër

schedule11:52 - 26 Dhjetor, 2017

schedule 11:52 - 26 Dhjetor, 2017

Aktivistet e “Femen” protestuan në sheshin Shën Pjetër me njërën prej tyre që u përpoq të merrte statujën e fëmijës Jezus. Gruaja me shtetësi ukrainase u arrestua nga xhandarmëria e Vatikanit.

Një aktikviste e “Femen” u përpoq të hiqte statujën e fëmijës Jezus nga grazhdi i vendosur në Sheshin Shën Pjetër në Romë, por u ndalua dhe u arrestua nga xhandarmëria e Vatikanit të cilët u ndihmuan nga policia. Gruaja e zhveshur nga mesi i lartë u hodh sipër grezhdit duke bërtitur se Zoti ishte grua. E njëjta parullë ishte shkruar dhe në kurrizin e saj. Incidenti i u raportua gjatë të martës ndodhi dy orë para mesazhit tradicional të Krishtllindjeve të Papa Franceskut.

Sipas faqes zyrtare online të Femen, gjesti u krye nga një aktiviste 25 vjeçare. Kjo është përpjekja e dytë e grupit feminist në dëm të Vatikanit. Dhe në vitin 2014 një tjetër aktiviste ishte përpjekur pa sukses që të merrte statujën nga grezhdi.

Një bashkëpunëtore e saj 22 vjeç dhe ajo ukrainase do të hetohet në gjendje të lirë për pjesëmarrje në krim, me akuzën e fyerjes me bazë fetare dhe tentativë grabitje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!