Akti mizor i futbollistit turk: Ja mora frymën me jastek, s’e doja djalin tim

schedule11:17 - 11 Maj, 2020

schedule 11:17 - 11 Maj, 2020

Cevher Toktaş ka luajtur luajtur futboll gjatë gjithë jetës së tij. 32-vjeçari turk aktivizohet në rolin e qendërmbrojtësit dhe provoi emocionet e Superligës turke kur ishte pjesë e Hacettepe. Prej gushtit të kaluar luan me Bursa Yildirim, teksa nuk është aspak mirë nga trutë.

Ai pretendon të kundërtën, por ngjarja që ka kryer është e tmerrshme. Ishte data 23 prill kur dërgoi djalin e tij të vogël në spital për ta vizituar. 5-vjeçari kishte kollë dhe ethe. Testet mjekësore nuk dhanë rezultat të mirë, vogëlushi ishte infektuar me COVID-19 dhe pas dy orësh humbi jetën.

Vështirësi në frymëmarrje e cilësuan mjekët shkakun, vështirësi që i ishin shkaktuar nga babai i tij mizor. E pabesueshme ajo që ka bërë Toksas, i cili u pendua dhe u dorëzua në polici 11 ditë pas vdekjes së djalit të tij, aty ku rrëfeu krimin makabër.

Djali im ishte shtrirë mbi shpinë dhe unë i vura një jastek mbi kokë. E mbajta ashtu për 15 minuta, teksa ai po luftonte me jetën. Kur ndaloi së marruri frymë, e hoqa jastekun. Më pas thirra mjekët për ndihmë, në mënyrë që të mos ishte asgjë e dyshimtë.

Motivi? Asnjëherë nuk e kam dashur djalin tim të vogël që prej momentit kur lindi. Nuk e di pse, thjesht nuk e doja aspak. Ky është shkaku pse e vrava, nuk më pëlqente fare. Mos kujtoni se kam probleme mendore”, deklaroi Toksas para autoriteteve policore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!