Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka thirrur mbledhje të ekzekutivit.
Kjo mbledhje e qeverisë vjen një ditë pas aktakuzave të konfirmuara nga Specialja ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veselit, shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.
Mbledhja do të mbahet në orën 09:00, ku më pas Hoti pritet të mbajë edhe një konferencë, shkruajnë mediat në Kosovë.
Si shkak i akuzave të ngritura nga “Haga”, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi kanë hequr dorë nga funksionet politike, teksa ky i fundit dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Kosovës./abcnews.al/