Seanca gjyqësore e Donald Trump është caktuar në orën 14:15 të martën më 4 prill, sipas një zëdhënësi të gjykatës, i cili dha një deklaratë për partnerin amerikan të BBC-së, CBS.
Akuzat specifike kundër Trump nuk dihen ende, por mendohet se akuzat kanë të bëjnë me paratë që ish-presidenti ka paguar fshehurazi yllin e filmave porno Stormy Daniels, përpara se ai të zgjidhej president në vitin 2016.
Këto janë para që i paguhen dikujt në këmbim të mbajtjes sekrete të informacionit.
Në këtë rast, pagesat fshehurazi dyshohet se i janë paguar Daniels nga ish-presidenti.
Lexo edhe: Aktakuza ndaj ish-Presidentit/ Çfarë ndodhi mes aktores së filmave porno dhe Donald Trump
Nuk është e paligjshme t’i paguash dikujt para në këmbim të një marrëveshje të fshehtë. Por meqenëse pagesa u bë një muaj para zgjedhjeve presidenciale, kritikët e Trump argumentuan se paratë mund të përbënin një shkelje të fushatës.
Prokurorët po vlerësojnë gjithashtu nëse Trump ka shkelur apo jo ligjet e financimit të fushatës, pasi pagesat janë bërë pak para zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës, që do të ishte një krim i klasit E.
Në fillim të këtij viti, Prokurori i Qarkut të Nju Jorkut, Alvin Bragg, nisi hetimet kundër ish presidentit për paratë që ai i kishte paguar zonjës Daniels, duke caktuar një juri për mbledhjen e provave.
Nëse Trump del fajtor ai mund të dënohet me më pak se një vit burg, shërbim në komunitet ose gjobë. /abcnews.al