Aktakuzat e Speciales, PDK-ja për një javë nuk merr pjesë në asnjë seancë të Kuvendit

schedule10:34 - 11 Nëntor, 2020

schedule 10:34 - 11 Nëntor, 2020

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë për një javë në seancat e zhvillimet tjera të Kuvendit.

Deputeti , Abelard Tahiri në një konferencë për mediat ka bërë me dije se partia ku ai është jesë për shkak të ngjarjeve të fundit të ndodhura në Kosovë në lidhje me aktakuzat e ngritura ndaj ish udhëheqësve të UÇK-së nuk do të jenë pjesë e Kuvendit.

 “Që nga pesë nëntori i këtij viti, Kosova dhe shoqëria jonë janë duke kaluar në një rrethanë aspak të zakonshme, mos të themi të jashtëzakonshme. Që nga e hëna janë paraqitur sit ë akuzuar drejtuesit kryesorë të luftës sonë, ndër ta presidenti i Kosovës i zgjedhur nga ky kuvend, kreu i PDK-së, Kadri Veseli ish kryetar i Kuvendit për dy mandate, ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe sot paraqitet shefi i grupit më të madh parlamentar, Rexhep Selimi”, ka thënë ai.

Tahiri shton se PDK-ja do të shtyjë prezencën e saj për një javë në seanca.

Ne si PDK kemi nevojë për reflektim. Do të shtyjmë prezencën tonë për një javë në seanca, PDK nuk do të marrë pjesë në seanca, ky akt nuk lidhet me zhvillimet që lidhen me drejtësinë, por me nevojën për sensibilizim. Ne na duhet reflektim dhe unitet”, ka thënë Tahiri.e.su./abcnews.al