Aktakuzat, Berat Buzhala: Arrestimet erdhën pas kaosit në Shtëpinë e Bardhë

schedule19:58 - 6 Nëntor, 2020

schedule 19:58 - 6 Nëntor, 2020

Në një intervistë për “Abc Radar” me Jonida Shehun, gazetari Berat Buzhala foli për zhvillimet e fundit në Kosovë, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po mbahen në Hagë.

Sipas gazetarit Buzhala, ky vendim i Speciales vjen në një kohë kur kësaj të fundit i ka mbaruar mandati.

“Në Kushtetutë ky tribunal nuk ka mandat për të vazhduar punë por po ndodh ajo që ne jemi frikësuar. Ky tribunal si duket nuk ka interes ti japë llogari atij që e ka krijuar Kuvendit të Kosovës. Problemi i klasës politike, ose liderëve që është se edhe janë edhe subjekte edhe udhëheqës të shtetit. Kuvendi kërkoi një amendament për t’ja vazhduar mandatin. Ata të tribunalit mendojnë se aty fshihej edhe djalli. Ajo që e dimë qartë ai tribunal nuk ka mandat. Beteja e parë proceduriale do të jetë këtu. Kjo çështje nuk mund të mbetet pa rrugdalje. Ky proces ka vite. Ka lindur në 2010. Tribunali  është themeluar me temën e trafikimit të organeve. Dhe ajo temë është harruar”, u shpreh ai.

Më tej gazetari tha se nuk është e paqëllimtë që prokurori vendosi të vepronte pikërisht tani, ku SHBA zhvilloi zgjedhjet presidenciale.

“Nuk është konspirative që ndodh kur në kohën atje po ndërrohet pushteti. Prokurorët nuk janë neutruale ndaj zhvillimeve politike. Kaosi rreth Shtëpisë Bardhë ishte një moment ideal për të arrestuar. Arrestimi ishte brutal”, deklaroi Buzhala. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!