Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Aksioni tek Unaza e Re, IKMT prish pesë objektet e para

schedule10:25 - 12 Nëntor, 2019

schedule 10:25 - 12 Nëntor, 2019

Mëngjesin e sotëm ka pasur përplasje mes policisë dhe banorëve që kundërshtojnë prishjen e objekteve në Unazën e Re. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në një njoftim zyrtar bën të ditur se ka nisur mëngjesin e sotëm prishjen e një sërë objektesh në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, Loti I. IKMT njofton se objektet variojnë nga një deri në katër kate. IKMT mbështetet në këtë aksion nga policia e shtetit.

Ndërkohe që deri në orën 10.00 janë prishur dy objekte tre katëshe, 2 dy katëshe dhe 1 një katëshe. Aktualisht 4 mjete të IKMT janë duke punuar në 2 objekte të tjera.

Gazetari i “ABCNews”, Andi Qosja raporton se 12 persona kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjes mes protestuesve tek “Astiri” dhe policisë. Banorët shprehen se nuk pranojnë të marrin mjekin sepse i frikësohen arrestimit nga forcat e policisë./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!