Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm ka nisur shembja e godinave të tjera të zona e Astirit në Tiranë.
Në vendngjarje ndodhet edhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu. Në një prononcim për Abc News, ish deputeti tha se aksioni po bëhet për të fshirë provat.
“Sot kjo cështje është nën hetim. Është cuar në SPAK dhe nuk mund të kishte asnjë aksion për sa kohë nuk janë mbyllur hetimet”, tha Balliu.
Pjesë nga intervista:
Aksioni bëhët për të fshirë provat e krimit. Kjo është një zonë krimi. Këtu ka një vjedhje prej 40 milion euro. 20 milion euro kilometri nuk ekziston në asnjë vend të botës. Këtu ka të bëjë një aferë korruptive, me një tenderim fiktimv për hir të Salillarëve të pushtetit. Sot kjo cështje është nën hetim. Është cuar në SPAK dhe nuk mund të kishte asnjë aksion për sa kohë nuk janë mbyllur hetimet. Dhe për këtë arsye vijnë këtu dhe shkatërrojnë provat. Këto fakte dhe këto prova sot po shkatërrohen.
Duke qenë se te këto godina kanë jetuar dhjetra familje, ku janë sistemuar këto familje?
Kjo qeveri nuk do të dijë për qytetarët. Kjo qeveri nuk do të dijë as për dhimbjen e nënave dhe fëmijëve që jetonin në këto banesa. Ju e shihni fare qartë sot se qytetarët po vdesin në protestë, qytetarët kanë vrarë veten në burgje sepse nuk paguajnë dot dritat. Kjo qeveri ka vetëm një mison tgë vjedhë. Janë qindra forca policie që kanë marrë urdhër ‘shkatërroni çdo provë që implikojnë” Edvin Kristaq Ramën. Këtu nuk ka asnjë lidhje cështja e rrugës. Këtu bëhet vetëm që të shkatërrohen shtëpitë e qytetarëve dhe të ndërtohen kullat e oligarkëve.
Ju mendoni se këto shembje po bëhen në mënyrë selektive duke favorizuar disa të tjerë?
Unë thashë që këtu po shemben shtëpitë e qytetarëve për të ndërtuar kullat e oligarkëve. Ska anjë prjekt. Edhe sot që kanë ardhur për prishjet nuk u kanë dhënë banorëve as edhe një dokument. Kush është dënuar për dosjen e Unazës, e gjeni dot një person. /abcnews.al