Aksioni policor në Morinë, Nano: Do të pastrohet  uniforma e policisë, ndëshkim për abuzuesit

schedule13:40 - 8 Prill, 2022

schedule 13:40 - 8 Prill, 2022

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka reaguar në lidhje me aksionin e SPAK të zhvilluar në pikën kufitare në Morinë ku janë arrestuar 31 policë dhe punonjës shqiptare dhe 25 policë të Kosovës.

Nano nga Kakavija ka bërë me dije se ai që në fillim ka pasur si qëllim pastrimin e figurës dhe uniformës së policisë.

LEXO EDHE: Korrupsion në doganë, aksion i përbashkët me autoritetet në Kosovë, SPAK: Arrestohen 31 policë dhe punonjës në Morinë

Sipas tij aksioni do të vijojë ndaj çdo efektivi e punonjësi që abuzojnë me detyrën.

“Sot, është bërë një njoftim zyrtar nga SPAK dhe ShÇBA lidhur me një operacion dhe ekzekutimin e disa masave të sigurisë për punonjës policie dhe shtetas, për shpërdorim detyre dhe vepra të tjera penale. Policia e Shtetit në këtë operacion është angazhuar që në fillim të këtij hetimi duke ndihmuar dhe duke qenë në krah të agjencive të tjera ligjzbatuese pasi, ashtu siç unë e kam përmendur, që në fillim të marrjes së detyrës nga ana ime kam synuar dhe i qëndroj shumë fort pastërtisë së figurës së punonjësve të Policisë. Kërkojmë një Polici me integritet të lartë dhe ata punonjës policie të cilët nuk e gjejnë dot vetën për të bërë realisht dhe me ndërshmëri punën duhet të largohen nga forca e Policisë së Shtetit. Nuk mund të bëhet pis gjithë kjo forcë Policie me njerëz të përkushtuar nga disa elemente të cilët tradhëtojnë uniformën, shokët dhe kolegët në punë. Unë inkurajoj të gjitha agjencitë ligjzbatuese të vazhdojnë me këtë ritëm verifikimin, marrjen e informacionit dhe hetimet ndaj çdo punonjësi policie që abuzon me detyrën”, ka thënë ai.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!