Aksioni për ndërtimet pa leje, IKMT: Deri në fund të qershorit shembim 254 objekte në bregdet

schedule16:34 - 22 Qershor, 2021

schedule 16:34 - 22 Qershor, 2021

Në dy javë, përgjatë vijës bregdetare në 5 zona të ndryshme, IKMT ka shembur 61 objekte të ndërtuara pa leje.

Aksioni “Bregdeti ynë” për të goditur këtë paligjshmëri ka nisur më 7 qershor.

Zv. kryeinspekori i këtij institucioni, Guri Seferi shprehet se brenda këtij muaji parashikohet që të shemben 254 objekte.

13 objekte pa leje, janë hequr nga vetë pronarët.

“Gjithsej të evidentuara nga inspektorët tanë të terrenit janë 254 objekte për tu prishur në zonën rënore”, thotë ai.

Deri më tani, zona që ka pasur më shumë objekte pa leje në vijën bregdetare është Ksamili.

Përveç qarkut të Sarandës, shembjet kanë përfunduar edhe në Velipojë, Shëngjin dhe Kepi i Rodonit. Aksioni do të vijojë më pas në qytete të tjera.

“Aksioni do të vazhdojë në qarkun e Vlorës, pjesa e bregut të detit që nga Borshi deri në Dhërmi, më pas do të vazhdojë me Durrësin dhe me Tiranën. Në fund mbetet qarku i Fierit”, shprehet më tej ai.

Ndërkohë për personat që kanë dëmtuar territorin do të ketë ndëshkime.

“Penalizimet janë shumë të rënda ndaj atyre që kanë dëmtuar territorin. Gjobat fillojnë nga 5 milion lekë të reja dhe vijojnë me procedimet penale”, shprehet më tej ai.

Numri dy i IKMT-së, thotë se inertet hiqen menjëherë pasi mbaron shembja e objektit.

Ndryshe nga vitet e kaluara, në këtë aksion nuk është hasur asnjë kundërshti nga pronarët e ndërtesave./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!