Aksioni në veri të Kosovës, reagon BE

schedule23:45 - 28 Maj, 2019

schedule 23:45 - 28 Maj, 2019

Bashkimi Europian ka reaguar pasditen e së martës në lidhje me aksionin policor në veri të Kosovës, duke deklaruar se operacione të tilla duhen bërë në mënyrë ligjore dhe t’u komunikohen në mënyrën e duhur qytetarëve.

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e shefes së Politikës së Jashtme të BE, ka theksuar se Brukseli është në kontakt me autoritetet në Prishtinë dhe Beograd dhe u ka kërkuar atyre vetëpërmbajtje maksimale.

“Operacionet policore duhet të sjellin besim në sundimin e ligjit tek të gjitha komunitetet dhe duhet të forcojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Koçijançiç.

Zëdhënësja ka shtuar se, mes palëve duhet të ketë më shumë bashkëpunim policor dhe gjyqësor, duke respektuar marrëveshjet e arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!