Aksioni në Kosovë, dyshohet se kryenin trafikim të njerëzve, mbyllen 8 lokale

schedule12:23 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 12:23 - 4 Dhjetor, 2021

Tetë lokale në Kosovë janë mbyllur pasi dyshohet se kanë qenë pjesë e një grupi që bënin trafikim të qenieve njerëzore.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore njoftojnë se të premten kanë bërë kontrolle në 43 lokale.

Gjatë operacionit të lartpërmendur është gjetur një armë Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) ka intensifikuar aktivitetet e saj në terren me qellim të marrjes së masave parandaluese dhe në identifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit me njerëz.

Në këtë kontekst, dje me datë 3 dhjetor 2021, kjo drejtori (DHTQNJ), njësitet tjera të specializuara ato për reagim të shpejtë dhe Drejtoria për migrim dhe të huaj, në bashkëpunim dhe mbështetje të inspektorëve të punës, atyre të ATK-së dhe inspektorëve komunal, si dhe njësive tjera të profilizuara, stacioneve policore në kuadër të Policisë së Kosovës kanë zbatuar Planin Operativ të koduar me emrin “Dhjetori 2021” i cili plan është realizuar njëkohësisht në disa rajone të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al