Aksioni në kampin e MEK/ Rrumbullaku: Policia mbeti viktimë e dhunës, 15 punonjës të lënduar

schedule17:38 - 20 Qershor, 2023

schedule 17:38 - 20 Qershor, 2023

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi se policia mbeti viktimë e dhunës, gjatë tensioneve pas aksionit policor në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, Rrumbullaku u shpreh se policia nuk përdori dhunë ndaj muxhahedinëve në kamp, por kishin shkuar atje për të zbatuar urdhrin e gjykatës.

“Në asnjë rast, nga policia nuk është përdorur dhunë mbi rezidencë. I është kërkuar drejtuesve të MEK-ut, që të flisnin me të gjithë grupimet që kryesonin rezistencën e organizuar ndaj forcave policore. Nuk kemi gjetur mbështetjen dhe mirëkuptimin e tyre. Pas kësaj, policia ka përdorur procedurat standarde të punës për menaxhimin e turmës dhe i vetmi mjet për realizmin e qëllimin dhe ekzeklutimin e vendimit të gjykatës, kanë qenë sprajtët individuale, pjesë e pajisjes personale të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Nga kjo përballje, polici mbeti viktimës e dhunës së tyre dhe jo rezidentët. Nga ana jonë është përdorur thjesht sprajt individual, ne kemi mbetur të dëmtuar, 15 punonjës të policisë, si dhe dëmtuar disa mjete policore dhe nga ana e tyre janë lënduar 21 shtetas”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!