Prokuroria shpall moskompetencën për aksionin anti-drogë në Kukës, dosja kalon në SPAK

schedule14:11 - 2 Qershor, 2020

schedule 14:11 - 2 Qershor, 2020

Prokuroria e Kukësit ka shpallur moskompetencë në lidhje me dosjen e 19 të arrestuarve për trafik droge në Kukës.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al, dosja me 19 të arrestuar ka kaluar tashmë në duart e SPAK, e cila do të vendosë për të akuzuarit për veprat penale “Trafik droge” dhe Prodhim dhe kultivim i narkotikëve”.

Operacioni anti-kanabis u zhvillua në Kukës, ku u arrestuan 19 persona në Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Gjirokastër.

Të arrestuarit ishin kultivuesit, disa policë dhe mes të prangosurve është dhe vëllai i Fran Tucit, kreut të Bashkisë së Fushë Arrëzit, Arben Tuci.

LEXO edhe: PËRGJIMET/ “Më gjej një mik për prokuroren F.V”: Si u shkatërrua grupi i Kukësit, mbillnin kanabis në male

Për këtë operacion ABC News publikoi edhe përgjime për grupin kriminal në fjalë, që kishte në krye Kreshnik Muratajn, nga ku ka rezultuar se vetë Murataj ka tentuar që të joshte edhe prokuroren Fahrije Vata, e cila ishte në krye të çështjes së arrestimit të disa anëtarëve të bandës së tij.

Në lidhje me këto lajme, erdhi vetë reagimi i prokurores Vata, e cila u shpreh se me anë të këtyre lajmeve, po përpiqen të bëjnë pis figurën e saj, familjen dhe karrierën.

Vata theksoi më tej se edhe djalin e saj, Visi Vata, po përpiqen ta përlyejnë dhe ta keqpërdorin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!