Flaka që ngatërroi policinë/ Tritoli nga Kosova, Policia mori për verifikim aktoren kosovare

schedule13:20 - 7 Shkurt, 2024

schedule 13:20 - 7 Shkurt, 2024

Policia e shtetit gjatë aksionit për goditjen e rrjetit të trafikantëve të tritolit nga Kosova drejt Shqipërisë, shoqëroi edhe 3 aktorë kosovar, mes të cilëve edhe dramaturgu, Jeton Neziraj. Këta të fundit pretendojnë se janë mbajtur me të padrejtë në policinë shqiptare, madje sipas tyre uniformat blu kanë treguar arrogancë dhe sjellje të paduhura.

Lidhur me këto pretendime, AbcNeës, mëson se gjithë ngatërresa ka ardhur për shkak të emrit “Flaka”.

Në datë 4 shkurt 2024, policia shqiptare ka arrestuar fillimisht Rigon Maliqin, në afërsi të Urës së Gjolës, ku I kanë kapur edhe sasinë prej 46-kg kallëpe tritoli. 20-vjeçari I arrestuar ka treguar emrat e grupit të tij mes tyre edhe një vajzë që sipas tij quhej “FLAKA”.  Policia e Tiranës ka njoftuar kolegët e tyre në Kukës, të cilët në mesnatë kanë identifkuar një automjet tip “BMË” ku në të ndodheshin  Lion Pira dhe Shkelqim Halabaku të cilët u vunë në prangat e policisë. Ndërkohë policia ka nisur kërkimet për vajzën e quajtur “Flaka”.

Pas mjetit të parë tip “BMË” me targa të Kosovës, objekt kontrolli, ishte edhe një automjet i dytë tip “Skoda”, ku brenda saj ishin aktorët nga Kosova, ku një prej tyre quhej “Flaka”. Për arsye verifikimi ata janë sjellë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Policia ka pyetur sërish të arrestuarin Rigon Maliqi, por ai ka mohuar që aktorja e quajtur “Flaka” të ishte personi që pretendonte se ishte pjesë e grupit. Pas verifikimeve ata janë lënë të lirë.

Për sa i takon pretendimeve të artistëve për keqtrajtim nga ana e Policisë së Shtetit, AMP ka nisur edhe një hetimin për sjelljet e policisë.

ABC News, mëson se për grupin që trafikoi 203 kallëpe tritoli në Shqipëri tashmë janë shpallur në kërkim edhe Dritero Azemi dhe Flaka Abdullahu. Ndërkohë verifikime për bashkëpunëtor të këtij grupi kriminal po bëhen në Shkodër dhe në Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!