Aksioni kundër informalitetit, Buxhuku: Vjen pa analizuar shkaqet

schedule16:00 - 7 Gusht, 2019

schedule 16:00 - 7 Gusht, 2019

Pa analizuar shkakun e evazionit fiskal sipas Administratorit të Përgjithshëm të Konfindustrisë nuk mund të ketë pasoja pozitive në ekonomi. Gjergj Buxhuku thotë se aksionit të ndërmarrë nga qeveria i mungon analiza.

Aksion pa analizë. Të tillë e konsideron Administratori i Përgjithshëm i Konfederatës së Industrive të Shqipërisë Gjergj Buxhku luftën që qeveria thotë se i ka shpallur informalitetit tek biznesi.

Që të eliminohen pasojat i duhet prerë udha shkakut pohon Buxhuku i cili sugjeron një analizë shumëpalëshe.

Ndërkohë vetë Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë gjen dy arsye se pse ky aksion i qeverisë vjen pikërisht në këtë kohë.

Sa i përket vendosjes së  faturimit elektronik tek biznesi Buxhuku mendon se  koha e parashikuar për tu zbatuar.  1 Janari i vitit që vjen, është e pamjaftueshme për të garantuar sukses. Ndërkohë Administratori i Përgjithshëm i Konfederatës së Industrive të Shqipërisë sheh si të papranueshme mungesën e vlerësimit kosto përfitim që sjell kjo mënyrë për ekonominë në tërësi dhe biznesin në veçanti në relacionin shoqërues të projektligjit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!